MALL – Murteza Osdautaj

MALL

S’mund t’ia ndalesh mallin vuajtjes
As gjuhës time të thënën për një emër
Që rri larg i pambërrirë në një degë të një bote
Të ëndërruar për një ëndërr mbi krihet e kaltër të një fluture
Mbushet kjo botë mall për një moment që ka ecur
Nëpër rrugën që hapi loti që s’u pa e rrjedhi
Dreqi që ta marr lapsit ngjyra mi ka ngecur
Në halat që ma shpojnë këtë mall të një bredhi…
Ne qytetin e madh e lash
E u ktheva këtu me një flakë dhe ndeza
Këtë brimë që rrjedhë në detin tim e e çmendë
Harresën për të ikur një pakthimi në një plagë
Prandaj mos u çuditni kur më shihni të shkëmbosur
Brenda një malli për një ble floku te verdhë
Apo për një zë të shterur gegnisht
Apo për stol nën një pishë në një bjeshkë
Apo për pak kaltërsi Valbone ku ajo e kaltëron me syrin e saj
Kam mall dhe po ndizet zjarri
Ato drita janë ky zjarr që bëjnë dritë atë rrugë
Dhe mu amputua harresa përjetë
Për ta marr në krih edhe njëherë frymën e saj
Apo qiellin e saj për ta bartur si gur
Vetëm ta heq këtë mall
Që djegë çdo fjalë
Kur s’ia shoh mjegullën e saj të flokëve
A s’po shihni se po dua ta shenjtëroj
Një dashuri për Evën….
Botë e verbër e unë Adam i kryquar në mallin tim …

0 commenti

Lascia un Commento

Vuoi partecipare alla discussione?
Fornisci il tuo contributo!

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *